Tre persona arrestohen në Pejë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda dhe për posedim të paautorizuar të armëve. Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit janë kapur pas një sërë veprash penale të kryera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë gjatë ditëve të fundit. “Në koordinim…

Lajme

03/07/2025 17:33

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda dhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit janë kapur pas një sërë veprash penale të kryera në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë gjatë ditëve të fundit.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë kryer bastisje në vendbanimet e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), si dhe sende të ndryshme që dyshohet se janë vjedhur në disa lokacione,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net

Pas intervistimit nga hetuesit, dy prej të dyshuarve janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit, ndërsa i dyshuari i tretë, i mitur, është liruar dhe ndaj tij procedura do të vazhdojë në liri.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë ende në vijim./lajmi.net/