Tre nga viktimat e aksidentit në Luksemburg janë kosovarë, detaje nga rasti tragjik
Një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në Luksemburg, i mori jetën tre kosovarëve. Nga aksidenti në fjalë humbi jetën 19 vjeçari Edonik Kastrati nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj dy vëllezër nga Isniqi i Decanit. Të njëjtit raportohet se ishin rrugës për në qytet- ku po dilnin për të festuar ditëlindjen e 24-të…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në Luksemburg, i mori jetën tre kosovarëve.
Nga aksidenti në fjalë humbi jetën 19 vjeçari Edonik Kastrati nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj dy vëllezër nga Isniqi i Decanit.
Të njëjtit raportohet se ishin rrugës për në qytet- ku po dilnin për të festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarit.
E tanimë në lidhje me rastin janë njoftuar edhe familjarët dhe miqtë e tyre.
Në lidhje me rastin tanimë Policia po vazhdon të kryejë hetimet e nevojshme e për të gjetur shkaqet që çuan deri tek momenti tragjik.
“Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”.
Në lidhje me aksidentin tragjik kanë reaguar edhe nga familjarët e viktimave.
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një familjar në Facebook.
Si fillim për këtë aksident u raportua nga mediat në Luksemburg, ku u bë e ditur se pesë persona kanë humbur jetën.
Pavarësisht këtij raportimi, institucionet e rendit në Luksemburg nuk kanë dhënë detaje shtesë.
Siç kishte njoftuar policia, aksidenti ndodhi dje rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Fuelen dhe Heidersheid- ku një veturë dhe një furgon u përplasën ballë për ballë.
Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht. Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.
Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.
Me të ndodhur aksidenti në vendin e ngjarjes ishin mobilizuar e përfshirë numër i madh i autoambulancave, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek.urgjence./Lajmi.net/