Tre klubet e mëdha angleze e duan Christensen

Manchester United, Manchester City dhe Tottenham duan transferimin e qendërmbrojtësit të Chelseas, Andreas Christensen.

Sport

12/12/2021 16:13

Kontrata e 25-vjeçarit në “Stamford Bridge” pritet të skadojë qershorin e ardhshëm dhe “Blutë” ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim me futbollistin, transmeton lajmi.net.

Një numër i madh i klubeve, si AC Milan dhe Barcelona kanë qenë të lidhur me danezin, që ka zhvilluar 17 ndeshje për skuadrën e Thomas Tuchel gjatë edicionit 2021/22.

Por, sipas “Daily Star”, Man United, City dhe Tottenham gjithashtu e duan Christensen dhe do provojnë ta bindin në janar.

Danezi për Chelsean ka zhvilluar 144 paraqitje duke fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Superkupën e UEFA-së./Lajmi.net/