Tre klube gjigante në “luftë” për Mason Mount, Manchester Unitedi bën ofertën e parë

Shumë skuadra nga Premier League janë të interesuar për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount. Sipas mediave në Britani, skuadra e Manchester Unitedit ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të “Bluve të Londrës” për mesfushorin anglez, shkruan Lajmi.net Oferta që ka bërë ekipi i Erik Ten Hag për lojtarin 24-vjeçar është 55 milionë funta. Liverpooli…

Sport

24/05/2023 10:33

Shumë skuadra nga Premier League janë të interesuar për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

Sipas mediave në Britani, skuadra e Manchester Unitedit ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të “Bluve të Londrës” për mesfushorin anglez, shkruan Lajmi.net

Oferta që ka bërë ekipi i Erik Ten Hag për lojtarin 24-vjeçar është 55 milionë funta.

Liverpooli dhe Arsenali po ashtu janë në garë për mesfushorin, i cili qysh në moshë të re ka fituar tituj të mëdha, si: UEFA Champions League, Super Kupa e UEFA-s dhe Kupa e Botës për Klube.

Mount gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 24 paraqitje, por që ka shënuar vetëm tri gola dhe ka bërë dy asiste.

Lojtari i Kombëtares së Anglisë me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Edhe pse trajneri në ardhje, Maruzio Pochettino është fans i tij, duket se e ardhmja e Mount është në dyshim të madh./Lajmi.net/