Tre kandidatët e mbetur për Kryeministër të ri të Mbretërisë së Bashkuar

Sajid Javid nuk ka marrë votat e mjaftueshme andaj kanë mbetur vetëm tre emra.

Bota

20/06/2019 14:23

Sajid Javid është larguar nga gara për Kryeministër të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

Sekretari mori 34 vota që vijnë pas Jeremy Hunt me 59 vota.

Michael Gove mori 61 vota dhe kryesuesi Boris Johnson mori 157, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Një raund i pestë i votimit do të zhvillohet në orën 15:30 dhe 17:30 për të zgjedhur dy kandidatët e fundit.

Nga 313 deputetët konservatorë që votuan, ka pasur dy fletëvotime të prishura. /Lajmi.net/