Tre futbollistë që kurrë nuk është dashur të transferohen nga Barcelona (FOTO)
Barcelona ka bërë tri gabime në blerjet e fundit, sipas portalit “Fichajes”.

Sport
Barcelona ka realizuar kryesisht përforcime të mira, gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, jo secili prej blerjeve të reja ka arritur të ambientohet në “Camp Nou”.
Analizuar edhe blerjet e afateve të fundit, paraprake, portali spanjoll “Fichajes” ka zgjedhur tre emra që sipas tij nuk është dashur të transferohen nga Barcelona, përcjell “Lajmi.net”.
Paco Alcacer, Andre Gomes dhe Aleix Vidal janë tri “gabimet” e gjigantit katalan.
Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të lë gjurmët e pritura në skuadrën e trajnerit Luis Enrique.