Tre “Dardanë” bëhen baballarë: Rexhbeçaj, Hoxha dhe Zhegrova në një rol të ri jashtë fushës
Atmosfera festive rreth Kombëtares së Kosovës është pasuruar edhe me lajme të bukura nga jeta private e futbollistëve. Tre prej lojtarëve të “Dardanëve”, Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova, kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës, duke u bërë baballarë, raporton lajmi.net Ky moment i veçantë është shënuar edhe nga një gjest…
Sport
Atmosfera festive rreth Kombëtares së Kosovës është pasuruar edhe me lajme të bukura nga jeta private e futbollistëve.
Tre prej lojtarëve të “Dardanëve”, Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova, kanë hyrë në një kapitull të ri të jetës, duke u bërë baballarë, raporton lajmi.net
Ky moment i veçantë është shënuar edhe nga një gjest simbolik i Kombëtares, ku secili prej tyre ka marrë një fanellë me emrin e fëmijës së tij. Rexhbeçaj është bekuar me djalin Lian, Hoxha me vajzën Neyla, ndërsa Zhegrova me djalin Mars.
Ky gjest ka sjellë emocione të veçanta në radhët e ekipit, duke treguar edhe një anë tjetër të futbollistëve përtej fushës së lojës – atë familjare.
Postimi i plotë:
Tre baballarët me të rinj Dardanë!
Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova tani kanë një rol të ri… jashtë fushës! 

Si dhuratë të veçantë, secili mori fanellën e Kombëtares me emrin e vogëlushit të tij: Lian, Neyla dhe Mars.
Urime për këtë kapitull të mrekullueshëm të jetës!
/Lajmi.net/