Trashëgimia kulturore prioritet i MKRS-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, priti sot në një takim Këshillin Drejtues të Muzeut të Kosovës, nga të cilët u informua për zhvillimet në Muzeun e Kosovës, me sfidat dhe programin e punës që ka ky institucion për vitin që vjen.

ShowBiz

09/12/2015 12:56

Shala u shpreh se po vazhdojnë përpjekjet për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore, duke shtuar se trashëgimia kulturore është prioritet i tij dhe i MKRS-së.

Ndërmjet ministrit Shala dhe anëtarëve të Këshilli Drejtues të Muzeut, po ashtu u bisedua edhe për rëndësinë që ka trashëgimia kulturore për Kosovës dhe veçmas muzeu si institucion i rëndësishëm që ekspozon, promovon dhe e afirmon atë. Për këtë arsye, u kërkua që të punohet më shumë në vetëdijesimin e publikut për trashëgiminë kulturore, veçmas duke i shtuar ekspozitat dhe veprimtarinë publikuese.

Anëtarët e Këshillit Drejtues e informuan ministrin Shala me nevojat që ka muzeu, veçmas për trajnimin e stafit të tij. Ata po ashtu u pajtuan me nevojën që vitin e ardhshëm t’i kushtohet më shumë rëndësi ekspozitave, si dhe publikimeve, në funksion të promovimit sa më të gjerë të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Lajmi.net