Trajtimi i jashtëzakonshëm me proteinë që po shëron gati 79% të pacientëve me Covid-19
Një ilaç po zvogëlon rrezikun tek pacientët Covid-19 që të sëmuren seriozisht nga infeksioni, sipas shkencëtarëve.
Lifestyle
Rezultatet fillestare nga testimi i më shumë se 100 pacientëve të shtruar në reparte intenzive nga Covid-19 zbuluan se 79% të tyre u shëruan, duke sugjeruar se ndërpren simptomat e sëmundjes, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Trajtimi gjithashtu reduktoi kohën të cilën e shpenzonte një pacient i shtrirë në spital në një të tretën, respektivisht prej nëntë ditë në vetëm gjashtë.
Ilaçi – i njohur si SNG001 – përdor një proteinë të quajtur interferon beta të cilën e prodhon trupi kur lufton me ndonjë infeksion viral.
Trajtimi është zhvilluar nga firma farmaceutike me bazë në Southampton të Britanisë së Madhe, Synairgen, derisa është testuar nga studiues të universitetit të qytetit. /Lajmi.net/