Trajnohen 1700 infermierë të pa punë dhe nga sektori privat
Rreth 1700 infermierë të pa punë dhe të punësuar në sektorin privat po i nënshtrohen procesit të edukimit të vazhdueshëm profesional, që do t’iu mundësojë atyre grumbullimin e pikëve të mjaftueshme për ri licencim

Lajme
Siç thuhet në njoftim, Elda Pasha, është teknike faramcisë. Ajo punon në sektorin privat dhe është anëtare e Odës së Infermierëve të Kosovës. Elda, duke punuar në sektorin privat ka pasur shumë vështirësi për të ndjekur trajnime në fushën e edukimit të vazhdueshëm professional.
Një mundësi të tillë, asaj i është mundësuar këtë të diel, kur me organizimin e Odës së Infermierëve të Kosovës, pa asnjë pagesë po ndjek një trajnim në fushën e infermierisë.
Derisa po qëndronte në sallën e Klinikës së ORL-së, ku po mbahej trajnimi për infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë që punojnë në sektorin privat por edhe për ata që janë të pa punë, Pasha ka shprehur mirënjohjen që Oda e Infermierëve iu ka dhënë një mundësi të tillë për evp.
“Për ne ka qenë lehtësim shumë i madh t’u pasë parasysh ndryshimin në paga që kemi mes teknikëve dhe farmacistëve, kostoja që ne po paguajmë për trajnimet tjera është shumë e lartë. Për shembull, konferenca e fundit ka qenë pesëdhjetë euro, që unë e kam ndjekë. Kjo e Odës ka qenë pa pagesë dhe kjo ka qenë shumë e mirëseardhur, sidomos që është organizuar ditën e diele, kur ne kemi ditë të lirë në punë”, ka thënë Pasha.
Ndërkohë, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, bashkë me dy zëvendës kryetarët dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të OIK-ut, të dielën ka vizituar gjitha pikat e trajnimit në shtatë regjione të Kosovës.
Rrustemaj ka përshëndetur aktivitetin që po mbahet në nivel vendi e për të cilin kanë shprehur interesim shumë të madh infermierët e pa punë por edhe ata që janë të punësuar në sektor privat.
“Edhe për Ju që e dij që nuk punoni, dhe ndoshta keni konkurruar disa herë por deri tani nuk keni pasur mundësi të jeni pjëse e institucioneve, ne gjithmonë si OIK do të mendojmë për vazhdimin e edukimit tuaj. Kjo, që edhe Ju, pavarësisht se nuk jeni deri në këto momente duke punuar, të keni mundësi të ndjekni trajnime nga fusha e edukimit të vazhdueshëm profesional”ri, ka thënë Rrustemaj.
Ai ka shtuar se OIK do të organizoj trajnime të paktën një herë në vit edhe për infermierët e pa punë dhe ata që punojnë në sektorin privat. “Kështuqë po shoh një interesim shumë të madh dhe këto trajnime do të mbahen në nivel të gjithë Kosovës”, ka thënë Rrustemaj. Në kuadër të këtij trajnimi po marrin pjesë 1700 profesionistë shëndetësorë, anëtarë të OIK.