Trajneri më i mirë në botë e zëvendëson Allegrin te Juventusi
Pep Guardiola është ideja e radhës e Juventusit, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin.
Sport
Trajnerin italian pritet t’i ndajë rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’ pas qëndrimit pesë vjeçar, pa arritur të sjellë trofeun e munguar, atë të Ligës së Kampionëve.
‘Calciomercato’ shkruan se Juventus po përgatitet për largimin e Massimiliano Allegrit, i cili pritet të marrë drejtimin e PSG-së, dhe në vend të tij të sjellë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan, përcjell ‘lajmi.net’.
Emra tjerë në listën e Juventusit janë edhe Antonio Conte, Mauricio Pochettino dhe Didier Deschamps.
Në anën tjetër, Allegri pas largimit nga Juventus, karrierën do ta vazhdonte në Francë te PSG, për të zënë vendin e Thomas Tuchel, i cili po ashtu dështoi në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se kishte një skuadër të mbushur me yje./Lajmi.net/