Trajneri i ri i Chelseat nuk dëshiron ta komentojë ardhjen e Nkunku

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, ka vendosur që të mos e komentojë ardhjen e Christopher Nkunkut në “Stamford Bridge”. Lojtari i kompletoi testet mjekësore javën e kaluar dhe në verë pritet që të kalojë te londinezët. I pyetur në lidhje me këtë lëvizje të klubit të tij, Potter shprehet shkurt: “S’kam koment”. Njëjtë…

Sport

01/10/2022 11:01

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, ka vendosur që të mos e komentojë ardhjen e Christopher Nkunkut në “Stamford Bridge”.

Lojtari i kompletoi testet mjekësore javën e kaluar dhe në verë pritet që të kalojë te londinezët.

I pyetur në lidhje me këtë lëvizje të klubit të tij, Potter shprehet shkurt: “S’kam koment”.

Njëjtë sikurse edhe Potter, të heshtur këtë çështje preferojnë ta mbajnë edhe drejtuesit e “bluve”, që po e presin verën për të lëvizur konkretisht dhe për ta zyrtarizuar. /Lajmi.net/