Trajneri i PSG-së tregon se në cilën skuadër do të bëhet më i miri në botë Neymar
Trajneri i Paris Saint-Germian, Unai Emery, ka përjashtuar të gjitha mundësitë që Neymar të largohet gjatë verës së ardhshme.

Sport
Ka disa ditë që braziliani që është edhe futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, është përfolur për një rikthim në La Liga, tani te skuadra e Real Madridit.
‘Goal.com’ ditë më parë raportoi se Neymar ka arritur një marrëveshje ‘gjentelmene’ me PSG-në, që nëse iu ndihmon në triumfin në Ligën e Kampionëve, të lihet i lirë për t’iu bashkuar mbretërve në La Liga.
“Ai është i lumtur në fushë dhe me bashkëlojtarët”, ka deklaruar Emery, përcjell lajmi.net.
“Ai do të bëhet lojtari më i mirë në botë. Jam i sigurt për këtë. Por, ai këtë do ta arrij këtu”./Lajmi.net/