Trajneri i PSG lë të hapur mundësinë për transferimin e Skriniar: Çdo gjë mund të ndodh

Christophe Galtier ka dhënë disa komente për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë ditëve të fundit të merkatos. Paris Saint-Germain është në kërkim të një lojtari për repartin defensiv, dhe Milan Skriniar i  Inter ka qenë lojtari që është lidhur më shumë me ta. I pyetur për mundësinë e transferimit të sllovakut, trajneri i PSG,…

Sport

30/08/2022 15:53

Christophe Galtier ka dhënë disa komente për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë ditëve të fundit të merkatos.

Paris Saint-Germain është në kërkim të një lojtari për repartin defensiv, dhe Milan Skriniar i  Inter ka qenë lojtari që është lidhur më shumë me ta.

I pyetur për mundësinë e transferimit të sllovakut, trajneri i PSG, Galtier ka thënë se gjithçka është e mundur.

“S’mund të them se është krejtësisht e mbyluur. Në afat kalimtar ka gjithmonë surpriza”, ka thënë Galtier, transmeton lajmi.net.

“Milan ka qenë target i yni për kohë të gjatë. Negociatat me Inter janë të vështira. Duhet të respektosh pozitën e tyre. Por me dy ditë të mbetura, çdo gjë është e mundur”, shtoi ai.

Inter kanë kërkuar nga 70 deri në 90 milionë për lojtarin. PSG kishin ofruar 60 milionë. Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje në dy ditët e fundit të merkatos. /Lajmi.net/