Trajneri i njohur kërkon të marrë drejtimin e Milanit

Ka raporte që ish mesfushori Mark van Bommel po kërkon të marrë drejtimin e Milanit.

Sport

19/05/2020 20:34

43 vjeçari holandet është aktualisht agjent i lirë pasi ndërpreu bashkëpunimin me PSV në dhjetor të vitit 2019.

Sipas Calciomercato, Van Bommel dhe rrethi i tij kanë kontaktuar pronarët e Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar Stefano Piolin nga sezoni i ardhshëm.

Zgjedhja e parë e Milanit mbetet Ralf Rangnick, por drejtori i Milanit, Ivan Gazidis, është i gatshëm të shikojë edhe kandidatë të tjerë.

Van Bommel ka veshur fanellën e Milanit nga janari i viti 2011 deri në qershor të vitit 2012, duke fitar Serie A dhe Superkupën e Italisë./Lajmi.net/