Trajneri i Majlinda Kelmendit i hyn politikës, bashkohet me AAK-në

Driton Kuka, trajner i xhudistes shumë të suksesshme të Kosovës ka vendosur t’i hyjë politikës.

Lajme

14/08/2019 12:59

Ai i është bashkuar partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj është shprehur i nderuar me vendimin e Kukës.

Ky është postimi i plotë i Kukës në Facebook:

Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara! /Lajmi.net/