“Trainkos” njofton se po përballen me sulme të njëpasnjëshme kibernetike të jashtme
Kompania “Trainos” ka njoftuar se po përballen me sulme të njëpasnjëshme kibernetike, që po vijnë nga jashtë. “Trainkos” përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kjo ka ndikuar në funksionimin normal të sistemit online të tyre, shkruan lajmi.net. “Ekipi ynë i IT-së është duke punuar intensivisht për ta rikthyer faqen në funksion sa më…

Lajme
Kompania “Trainos” ka njoftuar se po përballen me sulme të njëpasnjëshme kibernetike, që po vijnë nga jashtë.
“Trainkos” përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kjo ka ndikuar në funksionimin normal të sistemit online të tyre, shkruan lajmi.net.
“Ekipi ynë i IT-së është duke punuar intensivisht për ta rikthyer faqen në funksion sa më parë që të jetë e mundur dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe shërbimeve tona. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sigurojmë se jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të adresuar situatën”, thuhet në njoftimin e “Trainkos”.
Tash e disa ditë, faqet e disa prej institucioneve në Kosovë po përballen me sulme kibernetike. /Lajmi.net/
Postimi i tyre i plotë: