Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fabrikë të tullave në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:55 kur viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda në rrethana ende të paqarta. Fillimisht,…

Lajme

06/07/2025 08:44

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fabrikë të tullave në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:55 kur viktima, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda në rrethana ende të paqarta.

Fillimisht, ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Gjakovës, por për shkak të gjendjes së rënduar është transferuar në QKUK – Prishtinë.

Fatkeqësisht, rreth orës 00:20 të datës 6 korrik 2025, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësitë përkatëse policore kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.