Tragjedia në Dhërmi: 20-vjeçari nga Kosova vdiq teksa po luante volejboll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën në rrethana të papritura. Sipas raportimeve të A2 CNN, rasti ka ndodhur në Dhërmi, ku viktima, një 20-vjeçar nga Kosova, ka ndërruar jetë teksa po luante volejboll me shokët e tij në një fushë pranë plazhit.…

Lajme

15/07/2025 13:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën në rrethana të papritura.

Sipas raportimeve të A2 CNN, rasti ka ndodhur në Dhërmi, ku viktima, një 20-vjeçar nga Kosova, ka ndërruar jetë teksa po luante volejboll me shokët e tij në një fushë pranë plazhit.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes së të riut./Lajmi.net/