Tragjedi në sportin italian: Volejbollistja bie nga dritarja dhe vdes

Një tragjedi ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për femra, e cila dje luajti në Turqi kundër Eczacibasi, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League. Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, Julia Ituma, 18 vjeçarja ra nga dritarja e dhomës së saj të hotelit dhe vdiq në çast, transmeton lajmi.net. Shkaqet që çuan…

Sport

13/04/2023 12:12

Një tragjedi ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për femra, e cila dje luajti në Turqi kundër Eczacibasi, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.

Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, Julia Ituma, 18 vjeçarja ra nga dritarja e dhomës së saj të hotelit dhe vdiq në çast, transmeton lajmi.net.

Shkaqet që çuan në vdekjen e saj janë duke u hetuar dhe nuk përjashtohet edhe vetëvrasja.

Julia Ituma lindi në Milano më 8 tetor 2004 dhe ishte me origjinë nigeriane.

E gjatë 1.92, ajo ishte në sezonin e saj të parë me Igor Gorgonzola Novara, që e blerë nga Club Italia (Seria A2), ku zbarkoi në vitin 2019.

Ajo konsiderohej si një premtim i volejbollit në ekipin italian./Lajmi.net/