Tragjedi në Riga, 45 të vdekur

Arrin në 45 numri i të vdekurve në qendrën tregtare në Riga. Në mesin e viktimave janë edhe tre zjarrfikës.

Lajme

22/11/2013 16:40

Është rritur në 45 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një qendër tregtare në Riga të Letonisë.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar sot kërkimet nën rrënoja, ndërsa zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plagosurit. Besohet se tre nga të vdekurit në këtë aksident janë zjarrfikës.

Një zëdhënës i punëtorëve të shpëtimit ka thënë se numri i saktë i të zhdukurve mbetet i paqartë.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e shembjes së çatisë në këtë qendër tregtare.

Zyrtar të urbanizmit në Riga kanë njoftuar se ndërtesa i ka përmbushur të gjitha rregullat e ndërtimit.