Tragjedi në Elbasan: Dy fëmijë humbin jetën në lumin Shkumbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë. Rrjedha e fortë dhe…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë. Rrjedha e fortë dhe mungesa e masave të sigurisë kanë bërë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Raportohet se viktimat janë vëllezër të moshës 8 dhe 10 vjeç.
Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes u përpoqën t’i ndihmonin, por trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit disa metra më poshtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal.