Trageti më i madh në botë ngre spirancën për herë të parë

Trageti më i madh në botë “Symphony of the seas”, filloi lundrimin e tij të parë nga porti i “Saint-Nazaire”, në perëndim të Francës, para qindra personave që kishin ardhur të vëzhgonin këtë manovër spektatore.

Auto & Tek

26/03/2018 12:10

 “Symphony of the seas”, që është 362 metra i gjatë dhe 66 metra i gjerë, me një peshë prej 228 000 tonelatash, iu dorëzua kompanisë amerikane “Royal Caribbean Cruises Ltd”.

Ky mastodon i detërave, me një kosto prej një miliard eurosh, mund të presë më shumë se 8 000 persona në bord, mes të cilëve 2 200 anëtarë të ekuipazhit.

Si një qytet i vërtetë lundrues, ai përmban më shumë se 66 000 metra katrorë hapësirë në restorante dhe argëtim, ku edhe një “Central Park”, ashtu si në Nju Jork, i pajisur me 12 000 lloje bimësh.