“Tradhti me Letra” nuk ka të ndalur, tani edhe në Nigeri (Foto)
Lakecity Film Festival, është festival i filmit që zgjatë 3 ditë e që kryesisht fokusohet në filma me tema rreth Artit, Kulturës, Turizmit dhe Historisë.
ShowBiz
Festivali do të mbahet në qytetin e bukur të Nigerisë, Oguta, shkruan lajmi.net.
E këtë herë pjesë do të marrë edhe filmi i regjisorit Valmir Tertini “Tradhti me Letra”.
Siç duket filmi ka marrë hov në shumë festivale të ndryshme nëpër botë, deri tani filmi ka grumbulluar tri çmime të mëdha.
Herën e fundit vetëm brenda dy jave mori dy çmime, filmi më i mirë kombëtar në Tiranë e gjithashtu u shpërblye në Itali, duke i ndarë çmimin Albulena Kryeziut si aktorja më e mirë në rol kryesor.
E në ‘Los Angeles CineFest’, filmi e mori çmimin e publikut, duke e bërë kështu një film kosovar me një tematikë shumë interesante.
Filmi i Tertinit do të jetë edhe në Montepelle të Francës, në festivalin DC Festival Awards, një festival i kritikës dramatike. Më 10 dhjetor do të ndahen çmimet në Montepelle.
E ndërkaq, festivali Hak-İş Short Film Festival që mbahet ne Ankara te Turqisë, ka dëgjuar për filmin e Tertinit që është shfaqur në Bukuresht,e me këtë rast ka kërkuar që të jetë pjesë edhe në këtë festival, në edicionin e 5-të që do të mbahet në Janar.
E po këtë muaj, filmi do të marrë pjesë edhe në Rumani, në festivalin e filmit New Wave International Film Festival./Lajmi.net