“Tradhti me letra” edhe një hap përpara (Foto)

Vitin e kaluar u prezantua me dokumentarin observativ pa narracion dhe pa interviste strikte "The underground electrician", një profil dokumentari për Ajet Ferizin, një elektricist i makinave të rënda në minierën e Trepçës.

ShowBiz

08/08/2016 09:50

Ndërsa këtë vit selektohet me filmin e shkurtër artistik “Cheating for papers” një temë për martesat që ndodhin për shkak të dokumentacioneve për një jetë më të mirë, por kjo e mirë nuk vjen për shkak të tradhëtisë së hapur që bëjnë, shkruan lajmi.net.

Është ky festivali AFW ( Albanian Film Week), java shqiptare e filmit në New York.

Drejtoresha e këtij festivali Mrika Krasniqi bëri të ditur se filmat që janë selektuar për tu shfaqur në Manhatan të New Yorkut, nga më shumë se 137 filma qe kanë aplikuar, prej tyre janë përzgjedhur vetëm 25, ku njëri ndër ta është edhe filmi i regjisorit Valmir Tertini, “Tradhti me letra” (Cheating for papers).

Ky është projekti i katërt i Tertinit, pas dokumentarit që është shfaqur në mbi 40 festivale në botë, e të njëjtën rrugë po e vazhdon edhe projekti më i ri, filmi i shkurtër artistik Tradhti me letra, ku menjherë është pranuar në mbi 10 festivale.

Ky është edicioni i 5-të i AFW që mbahet në New York, në këtë festival shfaqen filmat më të mirë shqiptar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentar. /lajmi.net