Toyota zbulon konceptin për ngjarjen SEMA

Prodhuesi japonez i veturave do të sjellë një befasi për të gjithë në ngjarjen e veturave SEMA.

Auto & Tek

28/10/2014 23:19

Përderisa SEMA bëhet gati t’i hapë dyert për prodhuesit e veturave javën e ardhshme, Toyota ka zbuluar atë që ka, duke e zbuluar një koncept të ri.

Koncepti i ri i Toyota, siç shihet edhe në pak imazhet e zbuluara nga kompania, është me trup muskuloz të gjerë, rrota të mëdha, dhe frena më të forta nga TRD me kalipra nga StopTech, transmeton Lajmi.net.

Kabina e konceptit vjen me një sistem premium të zërimit, zmadhues të kualitetit të lartë dhe pajisjen elektrike që mundëson luajtjen e muzikës në mënyrë perfekte.

Toyota përveç këtij koncepti pritet të sjellë edhe disa të tjerë, të cilët do të jenë të kualitetit të lartë gjithashtu.

Kompania nuk ka ndarë më shumë informacione sa i përket këtyre koncepteve, po ne presim të shohim se çfarë do të ofrojë në ngjarjen SEMA.