Toure nuk shkon në PSG
Yaya Toure i ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm në PSG. Mesfushori i Manchester Cityt thotë se do të vendos për të ardhmen pas Botërorit, por e nderon interesimi i klubeve.

Sport
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure insiston se ai është keqkuptuar, kur ka folur për idenë që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë thotë se do të ishte nder të luajë për kampionin francez, pasi e ardhmja e tij në Etihad Stadium është në dyshim të madh, pasi e ka paralajmëruar largimin.
“Mediat e dredhuan atë që kam thënë. Për momentin, nuk ka asgjë të planifikuar. Shumë gjëra janë thënë, të cilat më kanë nervozuar”, deklaroi Toure për RFI, i cili ka sqaruar se do të vendos për të ardhmen pas Botërorit.
“Nuk dua të ngutem. Unë vetëm kam thënë se më pëlqen që jam lojtar i pëlqyer nga ekipet tjera dhe se do të ishte nder të luaj për PSG-në”, përfundoi Toure, i cili po mendon veç për Botëror.