Totti-Roma, përgjithmonë së bashku
Francesco Totti nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Romën. 36-vjeçari ishte i lidhur me ‘Giallorossët’ deri në fund të këtij sezoni por pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e klubit, palët arritën marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në kryeqytetin italian, me gjasë deri në përfundim të karrierës. “Kam edhe dy vjet përgjegjësi dhe jam…
Sport
Francesco Totti nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Romën. 36-vjeçari ishte i lidhur me ‘Giallorossët’ deri në fund të këtij sezoni por pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e klubit, palët arritën marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në kryeqytetin italian, me gjasë deri në përfundim të karrierës.
“Kam edhe dy vjet përgjegjësi dhe jam i sigurt se do të arrijmë rezultate të rëndësishme së bashku”, deklaroi Totti gjatë konferencës për shtyp ku u bë i ditur lajmi për vazhdimin e kontratës së tij.
“Dua të falënderoj presidentin për këtë kontratë të re. Të gjithë deshën që kjo të ndodh, unë dhe klubi. Jam krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën që e dua edhe për dy stinorë të tjerë. Nuk mendoj për Kampionatin botëror 2014, Kombëtarja ime është Roma”, theksoi ndër të tjera Totti, futbollist i cili gjithë karrierën e tij të deritashme e kaloi me Romën.