Tottenham refuzon ofertën e Ajax për Bergwijn

Spurs kanë refuzuar një tjetër ofertë për Bergwijn.

Sport

05/06/2022 16:03

Steven Bergwijn vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar te Tottenham, para merkatos së verës.

Holandezi lidhet me një largim të mundshëm nga Tottenham, por këta të fundit kanë refuzuar ofertat për të.

‘Dailymail’ bën të ditur se Spurs kanë refuzuar 17 milionë funte nga Ajax, për Bergwijn, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari është i hapur për një kalim në Amsterdam, qytetin ku është lindur, sepse kërkon më shumë minuta.

Tottenham duan së paku 21 milionë funte për Bergwijn, për shkak se ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. /Lajmi.net/