Tottenham pas Bastonit

Tottenham Hotspur kanë shfaqur interesim për transferimin e Alessandro Bastonit.

Sport

20/05/2022 17:32

‘Spurs’ janë në kërkim të një lojtari në repartin e mbrojtjes, andaj ideal sipas tyre është Bastoni.

Sipas “Corriere dello Sport”, Bastoni është i preferuar nga trajneri, Antonio Conte pasi edhe më parë kishin punuar bashkë te Interi, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, “Nerazzurrët” thuhet se nuk duan ta ndërpresin bashkëpunimin me italianin, nëse nuk marrin ndonjë ofertë prej së paku 60 milionë funtesh.

Alessandro Bastoni ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2024./Lajmi.net/