Tottenham në bisedime për të nënshkruar me yllin e Liverpool-it
Tottenham Hotspur po punon për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Liverpool-it, Andy Robertson. Sipas The Athletic FC, 31-vjeçari mund të bashkohet me Tottenhamin si agjent i lirë gjatë verës, transmeton lajmi.net. Klubi londinez ka përshpejtuar planet për ta marrë Robertsonin dhe bisedimet mes të gjitha palëve janë duke avancuar, megjithëse marrëveshja ende…
Sport
Tottenham Hotspur po punon për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Liverpool-it, Andy Robertson.
Sipas The Athletic FC, 31-vjeçari mund të bashkohet me Tottenhamin si agjent i lirë gjatë verës, transmeton lajmi.net.
Klubi londinez ka përshpejtuar planet për ta marrë Robertsonin dhe bisedimet mes të gjitha palëve janë duke avancuar, megjithëse marrëveshja ende nuk është përfunduar./lajmi.net/