Tottenham në bisedime me trajnerin e kërkuar nga Barcelona

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, Tottenham ka planifikuar një takim të drejtpërdrejtë me Erik ten Hag.

Sport

29/04/2021 10:07

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se bordi i Tottenhamit dhe Erik ten Had do të mbajnë një takim për të ardhmen e trajnerit, transmeton lajmi.net.

Ai është në mesin e kandidatëve për t’u bërë menaxheri i ri i Spurs.

Ten Hag ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga Ajaxi në disa sezone, por tani duket se është i hapur për t’u larguar.

Megjithatë, Romano potencon se asgjë nuk është vendosur akoma./Lajmi.net/