Tottenham mposht Interin dhe rihapë garën për vendin e dytë në grupin B

Tottenham e ka rihapur garën për vendin e dytë duke e mundur Interin 1:0 në ‘Wembley’.

Sport

28/11/2018 22:59

Gara për vendin e dytë në grupin B është bërë shumë interesante pas ndeshjeve të xhiros së pestë.

Skuadra angleze e Tottenham, me shumë vuajtje ka arritur të mposht Interin 1:0, për të rrëmbyer vendin e dytë në këtë grup.

Goli i fitores për Tottenham në sfidën ndaj Interit erdhi në minutën e 80’, kur shënoi mesfushori Eriksen.

Me këtë fitore, Tottenham renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Interi.

Kujtojmë se në xhiron e fundit, Tottenham udhëton për t’u përballur me Barcelonën, ndërsa Interi pret PSV./Lajmi.net/