Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të ndeshen në kuadër të xhiros së 20-të të Premierligës.

Sport

28/01/2021 20:02

Tottenham do të kërkojë të shfrytëzojë formën e dobët të Liverpoolit dhe të avancojnë tutje në tabelë, transmeton lajmi.net.

Aktualisht, Liverpool qëndron në vendin e pestë me 34 pikë gjithsej, ndërsa Tottenham qëndron në vendin e gjashtë me 33 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në pesë ndeshjet e fundit, “The Reds”, ka regjistruar tre barazime dhe dy humbje, ndërsa “Spurs” kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Për londinezët nuk pritet të paraqiten, Alli, Lo Celso dhe Reguilon.

Për Liverpool mungojnë, Gomez, Jota, Keita, Van Dijk, ndërsa Henderson dhe Matip janë në dyshim.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

 

Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Rodon, Dier, Davies, Doherty, Hojbjerg, Ndombele, Bergwijn, Son, Kane.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Henderson, Robertson, Wijnaldum, Milner, Thiago, Mane, Salah, Firmino.