Tottenham i interesuar për rikthimin e Pochettinos
Duke marrë parasysh shkarkimin e Jose Mourinhos, Tottenham është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër Mauricio Pochettinon.
Sport
Ryan Mason mori drejtimin e Spurs kur u largua Tottenham dhe iu ndihmoi të kualifikohen për Ligën e Konferencave, edhe pse ai nuk do jetë personi që do vazhdojë, transmeton lajmi.net.
Sipas Independent, bordi i Tottenham konsideron të transferojë Pochettinon dhe duke ditur se PSG dështoi të fitonte Ligue 1, gjithashtu nuk arritën në finale të Ligës së Kampionëve, andaj mund të arrihet marrëveshja që tekniku argjentinas të rikthehet në Londër.
Disa yje të skuadrës janë ndjerë rehatshëm me Pochettinon, duke përfshirë Harry Kane, i cili së fundmi ka shprehur dëshirë të largohet dhe Tottenham mendon se me rikthimin e trajnerit, anglezi do rikonsiderojë të ardhmen.
Ende nuk dihet nëse PSG do e lejojë të largohet, duke marrë parasysh se mori drejtimin e klubit francez në janar./Lajmi.net/