Tottenham i futet garës për Skriniar

Tottenham janë futur në garë për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Këtë merkato Skriniar është një lojtar mjaft i kërkuar. Paris Saint Germain dhe Chelsea janë dy ekipet duan me ngul të marrin shërbimet e sllovakut. Ndërsa sipas ‘Goal’, Tottenham është skuadra që së fundmi i është futur garës për Skriniar, transmeton lajmi.net. Gjithashtu thuhet…

Sport

25/07/2022 14:25

Tottenham janë futur në garë për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Këtë merkato Skriniar është një lojtar mjaft i kërkuar.

Paris Saint Germain dhe Chelsea janë dy ekipet duan me ngul të marrin shërbimet e sllovakut.

Ndërsa sipas ‘Goal’, Tottenham është skuadra që së fundmi i është futur garës për Skriniar, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu thuhet se ‘Spurs’ do t`i ofrojnë Interit 65 milionë euro për 27 vjeçarin.

Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të jetë e ardhmja e Milan Skriniar./Lajmi.net/