Tottenham fiton me dramë ndaj Southamptonit
Me rezultat 2-1, Tottenham ka fituar ndeshjen ndaj Southamptonit.
Sport
Menaxheri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason, e ka filluar me këmbë të mbarë aventurën e tij te Spurs, raporton lajmi.net.
Këtë gjë e bëri të mundur Son Heung-Min, duke shënuar një penallti në përfundimin e ndeshjes.
Danny Ings ishte i pari që zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar në minutën e 30-të për Southampton.
Gareth Bale barazoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa Son i dha epilogun përfundimtar ndeshjes pasi arriti të realizojë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Tottenham janë në pozitën e 6-të, mirëpo kanë një ndeshje më shumë sesa Liverpooli, me të cilën ndajnë pikë të barabarta (53)./Lajmi.net/