Tottenham do ta mbajë në ekip Kulusevskin

Dejan Kulusevski do të qëndrojë te Tottenham Hotspur.

Sport

05/05/2022 22:23

Anësori i djathtë i cili është i huazuar nga Juventusi te Tottenham, mund të qëndrojë përfundimisht te ekipi anglez.

Ai u bashkua me ekipin nga Premier Liga në janar të vitit 2022 dhe ka kontratë deri në fund të viti të ardhshëm, por trajneri Antonio Conte e cilëson atë si lojtar të Tottenhamit.

“Ai është në huazim, por në mund ta konsiderojmë Kulusevskin një lojtar të Tottenham 100% në çdo aspekt”, tha italian përcjell lajmi.net.

Ai ka 16 paraqitje me ekipin anglez ku ka shënuar tri gola dhe dhuruar tetë asistime./Lajmi.net/