Tortë zebra
Një tortë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur.

Lifestyle
Përbërësit
-4 ve
-1 gotë sheqer
-1 vanil sheqer
-1 gotë qumësht
-1 gotë vaj
-2 gota miell
-2 lugë kakao
-1 pluhur për pjekurina
Këtë brum e ndajmë në dy pjesë të barabarta në dy enë. Perziejmë kakaon ne një gotë me 3 lugë ujë të nxehtë dhe pastaj e vendosim tek njëri brum dhe e përziejmë mirë, kështu që fitojmë një brum të verdhë dhe një ngjyrë kafe. Në tepsi të lyer me yndyrë fillojmë ta qesim brumin. Njëherë fillojmë me brumin e verdhë, pastaj me atë ngjyrë kafe. Hedhim pak brum të verdhë në mes të tepsisë (përafërsisht 3-4 lugë buke) pastaj në mes të tij hedhim pak brum të kafët. Dhe kështu me radhë deri sa të harxhohet i gjithë brumi.
Tepsia duhet të jetë e rumbullakët,jo katrore ndërsa gota me masën 200 ml.