Tortë tunel

Mësoni si të përgatitni këtë tortë të shijshme!

Lifestyle

30/12/2014 22:05

Patishpani i bardhë:

  • 6 të bardha vezësh,
  • 6 lugë sheqer,
  • 5 lugë miell,
  • ½ felxh.k vaj,
  • Lëvore limoni.

 Patishpani i kaftë:

  • 5 vezë,
  • 5 lugë sheqer,
  • 5 lugë arra të bluara,
  • 2 lugë miell.

 Filli i verdhë:

  • 6 të verdha vezësh,
  • 6 lugë sheqer,
  • 6 lugë miell,
  • 6 dcl qumësht,
  • 250 gr. Margarinë i zbutur,
  • 1 q. Vanilje.

 Filli i zi:

  • 2 dcl qumësht,
  • 8 lugë sheqer,
  • 2 lugë kakao,
  • 100 gr.çokollatë,
  • 125 gr.margarinë,
  • 100 gr.arra të bluara,
  • 100 gr.arra të grimcuara,
  • 200 gr.keks të bluar,
  • 2-3 lugë rum.

 Glazura:

  • 200 gr.çokollatë.

Udhëzimet:

Tundet patishpani i bardhë dhe derdhet në gjysmën e tepsisë katrore shporeti, të shtruar me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni. Tundet edhe patishpani i zi dhe derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë. Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 0C.

Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohet mielli, përzihet mirë dhe masa hidhet në qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht gjersa të vlojë dhe të trashet.

Pasi të ftohet pak, shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila. Të gjitha tunden mirë. Në qumësht të nxehtë me sheqer, duke e përzier, hidhet kakaoja, çokollata e grimcuar, margarini i prerë në copa të vogla, arrat e bluara, arrat e grimcuara, keksi i bluar dhe rumi.

Rradhitja: Filli i kaftë gatuhet në formë sallami dhe vendoset në mes të tabakut, ku do të vendoset torta. Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë. Mbulohet me parishpanin e bardhë të spërkatur me qumësht. Lyhet me fillin e verdhë. Mbulohet me patishpanin e kaftë të spërkatur me rum ose lëng portokalli. Lyhet me fillin e verdhë. Pasi të ftohet dhe të forcohet filli, mbi hidhet glazura e përgaditur me 200 gr.çokollatë të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vak. Pasi të ftohet mirë , pritet në pjesë 11/2 cm trashësie. /kuzhinashqiptare