Tortë toffife

Një tortë shumë e dashur për të gjithë. Më së miri për fëmijët tanë sepse më shumë e duan për shkak të çokollatëzave toffifee.

Lifestyle

03/03/2015 20:51

Përbërësit për kremin:

550ml ajkë e ëmbël

320gr çokollatë për zierje

150gr çokollatëza toffife

100gr kikirikë të pjekur dhe të grirë

Përbërësit për pandispanjen:

4 vezë

4 lugë ujë

100gr sheqer

85gr miell

35gr nisheste

20gr kakao

1 pluhur për pjekje

Shurupi:

6 lugë sheqer

300ml qumësht

Udhëzimet:
1.Së pari zihet kremi.
2.Në një enë qitet ajka e ëmbël dhe ngrohet.
3.Kur të jetë ngrohur mjaftueshëm (jo të vlojë) largohet nga zjarri, i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet derisa të shkrihet çokollata.
4.Kur tretësira të jetë ftohur i qesim çokollatëzat toffife të copëtuara dhe e përziejmë.
5.Ky krem lihet të ftohet për 3 orë në frigorifer.
6.Pastaj i shtohen kikirikët e copëtuar dhe e përziejmë.
7.Ndajë të verdhat nga të bardhat e vezëve.
8.Të bardhat tunden me sheqer në shkumë të fortë, pastaj shtojmë ujin dhe të verdhat një nga një duke e përzier.
9.Pastaj shtojmë miellin me pluhurin për pjekje, kakaon dhe nishesten dhe përzihet tani me lugë.
10.Masën e qesim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24cm për 20 minuta në 180 gradë.
11.Pasi të jetë pjekur dhe ftohur e largojmë ëmbëlsirën nga kallëpi dhe e prejmë në tri shtresa horizontalisht.
12.Për shurupin e karamelizojmë sheqerin (e nxehim në enë derisa të shkrihet sheqeri dhe të merr ngjyrë të kuqërremtë), dhe pastaj i shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të shkrihet masa e sheqerit e ngurtësuar e cila me vlimin e qumështit shkrihet tërësisht.
13.Shurupi lihet të ftohet.
14.Me këtë qumësht të karamelizuar (shurupin) e lagim shtresën e parë të tortës, e pastaj 1/3 e kremit, pastaj shtresa e dytë e tortës lagim me shurupin e pastaj ½ e kremit dhe pastaj shtresa e tretë dhe shurupi e pastaj kremi i mbetur.
15.Pastaj torta lyhet me kremin e mbetur përsipër dhe anash dhe dekorojeni me ekstra toffife dhe kakao përsipër.
16.Torta duhet të qëndroj për 3 orë në frigorifer dhe pastaj të shërbehet. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare