Tortë shtresore

Mësoni si të përgatisni një tortë shtresore. Më poshtë e keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një tortë shtresore.

Lifestyle

15/02/2015 16:27

Përbërësit:
7 vezë
220gr sheqer
100gr miell
320gr çokollatë për zierje
250gr gjalpë
lëvorja e një portokalli
kripë

Udhëzimet:
Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450gr sheqer, miksohen, bëhet një masë shkume. Nga të bardhët e vezëve bëhet shuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp dhe masa e bërë gati vendoset në këto këllëpe. Piqen për 7-8 minuta në 200 gradë celcius.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen për 5 minuta. Kësaj mase i shtohet 240gr çokolatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Çokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, vendoset mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me lëvoret e karamelizuar të portokallit. /kuzhinashqiptare