Tortë me vishnje

Një recetë e lehtë për të përgatitur një tortë të shijshme nga vishnjet.

Lifestyle

15/07/2014 20:03

Përbërësit:
Për kremin e kuq:
500 gr vishnje të kulluara nga kompoti
5 dcl kompot vishnje
2.5 dcl ujë
150 gr grizë
150 deri 180 gr sheqer

Kremi i verdhë:
2 puding vanille
3 lugë sheqer
7.5 dcl qumësht
2 kese vanille sheqer
250 gr margarin
250 sheqer pluhur
Gjithashtu nevojiten edhe 150 gr keksa dhe 2 shllaga.

Përgatitja:
Në një tepsi i renditim keksat.
Lëngun e kompotit dhe ujin i vlojmë, pastaj e shtojmë grizën dhe e ziejmë 10 minuta. Ia shtojmë vishnjet dhe sheqerin dhe e ziejmë edhe 2 minuta. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi keksat.

Kremi i verdhë:
Ziejmë pudingat me 3 lugë sheqer dhe vanill sheqer. I lëmë të ftohen. Margarinën dhe sheqerin pluhur e rrahim me mikser në shpejtësinë më të madhe. Pastaj i përziejmë me pudingun. Këtë krem e qesim mbi kremin me vishnje. Në fund rrahim 2 kese shllag dhe e lyejmë tortën përmbi. Eshtë mirë që të lihet në frigorifer tërë natën e pastaj të servohet.