Tortë me limon
E përkryer për adhuruesit e limonit...

Lifestyle
Përbërësit:
230g gjalpë
200g sheqer
1 lugë e mesme ekstrakt vanilje
4 vezë
Lëkura e një limoni 260g miell
Pluhur për pjekje
Kripë
60 ml lëng limoni i freskët
Glazura:
115g sheqer pluhur
2-4 lugë lëng limoni
Përgaditja:
- Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe rraheni pak gjalpën për 2-3 minuta. Më pas shtojani sheqerin, rraheni për rreth 4 minuta, deri sat ë zbardhet ngjyra dhe të inkorporohet ajri. Shtojeni ekstraktin e vaniljes së bashku me vezët, një nga një.
- Përzijeni miellin, pluhurin për pjekje, kripën dhe lëkurën e limonit. Shtojini përbërsit e thatë tek të lëngshmit. Përzijeni. Pastaj shtojeni lëngun e limonit dhe përzijeni prapë. Vazhdoni deri sa të harxhohen këto të dyja dhe keni një brumë të lëmueshëm.
- Vendoseni brumin në një enë për pjekje dhe piqeni për 40-50 minuta.
- Përzijeni sheqer pluhurin dhe lëngun e limonit bashkë dhe kur të ftohet tortja hidhjani sipër./lajmi.net
Ju bëftë mirë!