Tortë me lajthi

Një tortë mjaft e shijshme me lajthi. Provojeni sepse nuk do të zhgënjeheni!

Lifestyle

14/03/2015 18:22

Përbërësit:
4 ve
150gr sheqer
150gr margarinë
100gr miell
1 pecivë
100gr lajthi të pjekura
200gr çokollatë për gatim
Pak kripë

Për mbushje në mes:
200ml ajkë ose shllag

Për shtresën e sipërme:
150gr çokollatë për gatim
Pak ekstrakt vanilje
Një hopla të vogël 120ml

Përgatitja:
Së pari tundet sheqeri me margarinë derisa të bëhet shkumë dhe pastaj shtohen të verdhat e vezëve, një nga një ngadalë dhe pastaj shtohet mielli i përzier me pecivë.

Në ndërkohë, tundet e bardha e vezëve me pak kripë dhe pasi të bëhet shkumë e fortë i shtohet masës me të verdha dhe pasi të përzihet mirë i shtohet çokollata e grirë imët dhe lajthitë e copëtuara shumë imët ose të bluara, dhe më pas qiten në kallëp të lyer me yndyrë.

Pasi të piqet ndahet në dy pjesë. Shkuma për mbushje bëhet duke përzier shllagun sipas udhëzimit të vet ose duke tundur ajkën me mikser, dhe lyhet në mes dy shtresave. Mbi shtresën e sipërme vendoset çokollata e shkrirë mbi avull e përzier me ajkën 120ml dhe lyhet. Më pas përmbi i vendosen lajthi të grira në copa. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare