Tortë me lajthi të bluara dhe nutella

Një recetë e shijshme por me disa përbërës më shumë. Ju bëftë mirë!

Lifestyle

13/03/2015 14:30

Përbërësit:
200gr lajthi të copëtuara
10 të bardha vezësh
15 lugë gjelle sheqer
1 lugë uthull molle
100gr nutella

Përbërësit për fillin:
1.5l qumësht
10 lugë gjelle miell
10 të kuq të vezëve
10 lugë sheqer
1 qese puding vanilje
250gr margarinë
3 qese sheqer vanilje
100gr çokollatë kuzhine

Nevojiten edhe:
100gr çokollatë
50gr margarinë
5-6 lugë qumësht
3 qese shllag
pak lajthi të bluara

Udhëzimet:
Fillimisht tepsinë e shtrojmë me letër të yndyrshme dhe mbi të shpërndajmë lajthitë e copëtuara. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer dhe i shtojmë uthullën. Vazhdojmë rrahjen deri të trashen mirë. I vendosim lajthi dhe e pjekim në temperaturë 150 gradë për rreth 1 orë.

Kur të piqet e kthejmë në një tepsi tjetër, i heqim letrën dhe e lyejmë me nutella. Vlojmë qumështin dhe në të ziejmë si puding përzierjen prej sheqeri, të kuqët e vezëve pudingut dhe miellit. Përziejmë mirë që mos të mbetet kokrra. Kur të trashet e largojmë nga zjarri dhe e ftohim. Ia qesim margarinën e rrahur me mikser dhe vanill sheqeri. E përziejmë mirë dhe e ndajmë në dy pjesë.

Njërës pjesë i shtojmë çokollatën. Mbi petën e pjekur qesim nga një lugë nga filli i verdhë dhe një lugë nga filli i kafet në mënyrë që të krijohet si tabelë shahu.

Shkrijmë çokollatën dhe e qesim mbi fillin që të mbushen zbrazëtirat ndërmjet filleve të kafet dhe të verdhë. Përmbi këtë qesim 3 qese shllag të rrahur me qumësht, mbi shllag vendosim lajthi të bluara.

Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare