Tortë me djath dhe me dredhëza

Kjo ëmbëlsirë është shumë verore dhe e shijshme njëkohësisht, andaj ju sygjerojmë ta përgadisni, sepse përmban edhe produkte të cilat nuk janë shumë kalorike.

Lifestyle

12/05/2014 16:36

Kohëzgjataja: 2.5 orë

Përbërësit (për 4 persona):

*70 gr gjalpë

*180 gr biskota

*500 gr dredhëza 

*2 qese xhelatinë pluhur

*230 gr krem djathi

*200 ml lëng dredhëze

*25 gr sheqer pluhur

*300 ml krem ekstra

*3 të bardha të vezës

 Përgatitja:

1. Shkrihet gjalpi,thërmohen biskotat dhe përzihen deri sa të ulen mirë. Shtrihen në enë;

2. Zihen 2/3 e dredhëzave (luleshtrydheve) së bashku me 1 qese xhelatinë të tretur. Zierja zgjatë 5 minuta e më pas lihet të ftohet;

3. Përzihet djathi, kremi (prej vezëve dhe qumështit) sheqeri dhe xhelatina deri sa të zbuten. Shtohet lëngu i dredhëzave;

4. Tunden të bardhat e vezëve dhe përzihen me djathin. Derdhen në një enë dhe lihen ashtu për 2 orë. Vendosen në pjatën për servijrje. Derdhet pjesa e kremit dhe dekorohet me dredhëza që kanë mbetur. Sipër shtohet xhelatina e tretur.

Ju bëftë mirë