Tortë karamel

Perberesit: 3 veze 250 gr sheqer 2 sheqer vanilje 200 gr margarin 200 ml qumesht 3 luge kakao 1 pluhur per pjekje 350 gr miell Perberesit per kremin: 250 gr sheqer 200 ml qumesht 150 margarin 1 luge pluhur pudinga nga vanilja 10 gr zhelatine 250 ml ajke e embel Udhezimet: Qumeshtin,3 luget me kakao,…

Lifestyle

12/09/2015 17:38

Perberesit:

  • 3 veze
  • 250 gr sheqer
  • 2 sheqer vanilje
  • 200 gr margarin
  • 200 ml qumesht
  • 3 luge kakao
  • 1 pluhur per pjekje
  • 350 gr miell

Perberesit per kremin:

  • 250 gr sheqer
  • 200 ml qumesht
  • 150 margarin
  • 1 luge pluhur pudinga nga vanilja
  • 10 gr zhelatine
  • 250 ml ajke e embel

Udhezimet:

  1. Qumeshtin,3 luget me kakao, 3-4 luge sheqer perzihen mire dhe pastaj vihen te vloj.
  2. Pasi zihet masa perzihet mire derisa te trashet dhe te duket sikurse cokollate e shkrire.
  3. Tunden te verdhat e vezes me sheqerin e mbetur derisa te zbardhet ngjyra dhe shtohet  tek masa e zier  me kakao.
  4. Margarina e zbutur perzihet me miellin dhe pluhurin per pjekje.
  5. Edhe kjo mase shtohet tek masa e zier dhe perzihet mire.
  6. Kjo mase brumi piqet ne kallep me madhesi 23 cm .
  7. Piqet ne 180 grade per 40 minuta.
  8. Pandispanja e pjekur ndahet ne dy shtresa horizontalisht.
  9. Kremi pergaditet duke nxehur sheqerin ne nje ene derisa te karamelizohet.
  10. Pastaj shtohet qumeshti dhe perzihet derisa te shkrihet mire sheqeri i karamelizuar.
  11. Masa me sheqerin e djegur dhe qumeshtin duhet te vloj se paku derisa te formoje shkume persiper.
  12. Pluhurin e pudinges e tretim me 3-4 luge qumesht te ftohet dhe qesim ne qumeshtin me sheqerin e karamelizuar qe te vloj derisa te trashet duke e perzier vazhdimisht.
  13. Ne kremin e nxehte qesim margarinen dhe zhelatinen e shkrire me pare. Masen e perziejme mire qe te homogjenizohet. Largohet nga zjarri dhe lihet te ftohet gati krejtesisht.
  14. Pastaj shtohet edhe ajka e embel e tundur me pare dhe perzihen se bashku mire derisa te behet nje krem i njetrajtshem.
  15. Ne fund marim njeren shtrese te pandispanjes e qesim ne nje tabaka ,qesim gjysmen e kremit ,pastaj shtresen e dyte te pandispanjes dhe pjesen tjeter te kremit me te cilin lyejme torten edhe nga jasht.
  16. Persiper qesim kremin karamel te cilin e bejme me shkrirjen e 2-3 luge sheqer derisa te karamelizohet dhe ne te shtojme pak nga ajka e embel  dhe perziejme. Kete kremin e karamelit e qesim per dekor persiper kremit  qe kemi lyer tere torten. /kuzhinashqiptare