Tortë e zezë

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet torta e zezë. Më poshtë e keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një tortë të zezë dhe udhëzimet se si ta bëni një gjë të tillë.

Lifestyle

08/03/2015 21:43

Përbërësit:
5 vezë
1 gotë e madhe qumësht
18 lugë sheqer
12 lugë miell
1 kakao
1 pluhur për pjekje
200gr çokollatë

Udhëzimet:
Fillimisht përzihen vezët pastaj shtohen të gjithë përbërësit e tjerë dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180-200 gradë. Kur të ftohet e shpojmë në disa vende me rrëmojsë dhe i hedhin çokollatën e shkrirë përmbi. /kuzhinashqiptare