Tortë e shpejtë

Për këtë tortë, mjafton të kemi biskota të llojit "petit beurre".

Lifestyle

02/05/2015 18:32

I shtrojmë pasi i lagim me qumësht. Mbi to, shtrojmë krem ose panë e pastaj banane të prera hollë në rrathë.

Pas kësaj, shtrojmë sërish biskotat e lagura me qumësht e përsëri kremin dhe bananet. Krijojmë në këtë formë 4-5 shtresa e pastaj e zbukurojmë sipas dëshirës.

Para se ta shijojmë, e lëmë të ftohet mirë në frigorifer. /living